Delegohen gjyqtarët për xhiron e pestë në Superligë

Pas pushimit kombëtar, është rikthyer futbolli elitar me Albi Mall Superligën e Kosovës, që në fundjavë do të zhvillohen pesë ndeshje, në kuadër të xhiros së pestë.

Sipas programit, të shtunën do të zhvillohet tri ndeshje, kurse dy të dielën.

Drita i shkon Fushë-Kosovës, Llapi Feronikelit, kurse Gjilani e pret Malishevën.

Derisa Prishtina e pret Lirinë në ditën e diel, Ballkani i shkon mysafir Dukagjinit në Klinë.

Për këtë xhiros, tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët për ndeshjet.

Alban Shala do të jetë gjyqtari kryesor në sfidën Fushë-Kosovë – Drita.

Kryendeshja Dukagjini – Ballkani do të drejtohet nga Mentor Ajeti. Ndërsa te sfida mes Prishtinës dhe Lirisë, bilbilin do ta ketë Egzon Dakaj.

Valon Bajgora drejton ndeshjen Gjilani – Malisheva dhe Ilir Mehmeti Feronikeli ’74 – Llapi.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00. /Zeri.info