Edhe Zveçani i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kuvendi Komunal i Zveçanit ka votuar sot pro bashkimit të kësaj komune me Asociacionin e Komunave të Kosovës.

“Po sot të gjithë pjesëmarrësit kanë votuar pro bashkimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës”, deklaroi ai.

Ndërsa, ditën e enjte edhe Kuvendi Komunat i Zubin Potokut ka votuar pro bashkimit në Asociacion të Komunave. Kurse, më herët edhe dy komunat e tjera, Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi, janë bashkuar në Asociacionin e Komunave.

Katër komunat veriore janë duke u udhëhequr nga katër kryetarë shqiptarë, dy nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe dy nga Partia Demokratike e Kosovës.