Dy notarët kosovarë prezantohen në Lojërat Mesdhetare në Heraklion

Garuesit e notit, Sidrit Desku dhe Arion Budima, kanë garuar sot në lojërat mesdhetare në rërë “Heraklion 2023”, disiplina e ujërave të hapura pesë kilometra.

Në një konkurrencë tejet të fortë, Desku u rendit në vendin e dhjetë me kohë 1 orë e 4:10.6 sekonda, ndërsa Budima i 11-ti me kohë 1:05:28.0.

Për notarët tanë, që janë në moshë të re, Arioni 15 vjeç dhe Sidriti 18, gara e sotme e zhvilluar në det është një përvojë e mirë për garat e ardhshme ndërkombëtare.

Notarët ishin të fundit nga ekipi që u paraqit në “Heraklion 2023”. /Zeri.info