Grabitje e armatosur në Prishtinë
Një grabitje e armatosur ka ndodhur të enjten në Prishtinë.
Rastin në Polici e ka raportuar një femër, e cila ka njoftuar se personat që kanë kryer grabitjen ishin të armatosur, transmeton Zeri.info.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të panjohur dhe të armatosur kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri