Sonte gjysmëfinale të zjarrta të Superkupës: Trepça – Prishtina dhe Ylli – Peja

Superkupa e Kosovës në basketboll do të vazhdojë me gjysmëfinalet e zjarrta Trepça – Prishtina dhe Ylli – Peja.

Sfida Trepça – Prishtina fillon në orën 17:00, kurse ajo mes Yllit dhe Pejës në orën 20:00.

Kujtojmë se “Minatorët” në gjysmëfinale arritën duke e mposhtur Bashkimin 102-72, kurse Prishtina fitoi ndaj Istogut.

Në anën tjetër, Ylli eliminoi Vëllaznimin 82-69, Peja mposhti Prizrenin me rezultat 92-81.

Finalja do të zhvillohet të dielën në orën 17:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë. /Zeri.info