Aksident në Komoran, përplasen kamioni dhe vetura, një person dërgohet në spital
Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Komoran, një person ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 21:40, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Komoran, raporton Zeri.info.
“ Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë ku një person ka marrë lëndime trupore. Policia është duke kryer procedurat e nevojshme në vendngjarje”, tha Krasniqi. /Zëri