Vdes një 58-vjeçar në Studençan të Suharekës, dyshohet se iu rrokullis traktori dhe e zunë drunjtë

Një 58-vjeçar ka mbetur i vdekur në Studençan të Suharekës pasi dyshohet se iu rrokullis traktori dhe e zunë drunjtë.

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi, tha se rreth orës 20:46, personi është gjetur nën trupa të drunjve, ku sipas tij dyshohet se “golldoni"(traktor i vogël) ishte rokullisur dhe drunjtë e ksihin zënë vikitimën.

“Sot me datën 14.09.2023, rreth orës 20:13 policia ka pranuar informatën se një qytetar nga fshati Studençan ka shkuar me “golldon” për të prerë dru në malet e fshatit Studençan të Suharekës dhe deri athëherë nuk ishte kthyer në shtëpi. Familjarët e kanë kërkuar por nuk e kanë gjet, ankuesi ka pritur patrullën e policisë të Stacionit Policor Suharekë dhe së bashku kanë shkuar në kërkim të qytetarit, është informuar Emergjenca gjithashtu”, tha Bytyqi.

Bytyqi po ashtu bëri të ditur se Policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin. /Zëri