Kurti: S’pranoj kushtëzim me Asociacionin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se sot në Bruksel nuk ka pranuar kushtzim të arritjes së një marrëveshje me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Sipas tij janë 39 marrëveshje që presin zbatim dhe nga to nuk mund të përzgjidhet ajo për Asociaicionin, transmeton Zeri.info.

“Qartë Neni 10 i marrëveshjes bazike thotë se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme të cilat të dialogut në Bruksel të cilat janë të obligueshme dhe valide. Janë 39 sosh gjithsej. Nuk mundet nga neni 10 nga 39 marrëveshje të përzgjidhet një e të vendoset sikur qerrja para kuajve. Të bëhet edhe thelb edhe parakusht. Një kushtëzim të tillë unë nuk e kam pranuar”, ka thënë ai para gazetarëve”, deklaroi Kurti para gazetarëve pas takimit në Bruksel. /Zëri