Borrell: Pa normalizim s’do të ketë të ardhme evropiane as për Serbinë, as për Kosovën

Kryediplomati evropian Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje për rrugëtimin e tyre në Bashkimin Evropian.

“Të dy shtetet duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, një union që është ndërtuar në një fqinjësi të mirë dhe të ardhme të mirë për gjithë qytetarët”, u shpreh Borrelli.

“Rruga për në Bashkimin Evropian kalon nëpërmes dialogut, pa normalizim nuk do të ketë të ardhme evropiane as për Serbinë as Kosovën”.

“Serbia rrezikon të ecë prapa, pasi vendet e tjera e rajonit po ecin përpara”.