Hoxhaj: Qeveria s’ka vizion për çështjen e arsimit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, tha se halli i familjeve në këtë kohë është se cilat t’i sigurojë më përpara; librat, drutë apo turshitë.

Hoxhaj shtoi se Qeveria nuk ka vizion për çështjen e arsimit, duke shtuar se subvencionet ngjasojnë me bonot.

Ai u shpreh i shqetësuar se në debatin në Kuvend për furnizimin me tekstet shkollore është diskutuar për përmbajtjen e librave.

“Kur fillon shtatori edhe vjen vjeshta nuk e dimë a me i siguri librat, me i ble turshitë apo drutë. Këtë ma ka thënë së fundmi një familjar. Nuk e di cili kolegë i imi u ka vendos notë kaluese sepse ju nuk e meritoni më shumë se një notë nën 6”, tha Hoxhaj.

“Fjalimi i ministres Nagavci ke përtej saj, por me keqardhje, nuk po shoh vizion dhe nuk po shoh punë të kësaj Qeverie për tekstet shkollore. Kam prit që ju këtë vit shkollor ta bëni një kthesë sepse këto subvencione më shumë më ngjasojnë me bono.

Debati kryesor nuk është ai hendeku i dijes, por është hendeku digjital. Tjetër shqetësim është se nuk dëgjova për përmbajtje të librave”, tha ai.