Qemajl Minxhozi lirohet nga detyra, aktori Petrit Malaj ambasador i ri i Shqipërisë në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka emëruar ambasador në Kosovë Petrit Malajn.

Ai ka liruar nga detyra ambasadorin e deritanishëm, Qemajl Minxhozi.

Përveç në Kosovë, Begaj ka emëruar edhe shtatë ambasadorë të rinj.

Lirohet Qemal Minxhozi nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.

Lirohet Saimir Bala nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, si dhe nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident.

Lirohet Ilirian Kuka nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

Lirohet Ilir Tepelena nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.

Lirohet Pëllumb Qazimi nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.

Lirohet Enkeleda Mërkuri nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, rezident.

Lirohet Elida Petoshati nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

Lirohet Shpresa Kureta nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.

Emërohet Petrit Malaj, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.

Emërohet Ilir Hysa, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident dhe ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident.

Emërohet Ilir Tepelena, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

Emërohet Enkeleda Mërkuri, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.

Emërohet Oljan Kanushi, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.

Emërohet Mimoza Halimi, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, dhe ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.

Emërohet Sokol Dedja, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.