NASA zbulon edhe një planet të ri jashtë sistemit diellor
Agjencia amerikane për kërkime në gjithësi, NASA ka njoftuar se e ka zbuluar edhe një planet jashtë sistemit tonë diellor, i cili mund të ketë ujë të lëngshëm në sipërfaqe si dhe forma jete.
Agjencia Amerikane për kërkime në gjithësi, NASA ka njoftuar se falë teleskopit të ri James Webb, shkencëtarët e saj kanë arritur të zbulojnë një planet tjetër, jashtë sistemit tonë diellor, i cili mund të jetë nikoqir i formave të jetës.
Sipas shkencëtarëve, planeti i emëruar K2-18b, i cili gjendet 120 vjet dritë larg tokës, gjendet brenda të ashtuquajturës "zonë e banimit" rreth diellit të saj dhe se, sipas të gjitha gjasave, në sipërfaqen e tij ekziston uji i lëngshëm. Ata shtuan edhe se në atmosferën e K2-18b u detektuan molekula të cilat bartin karbon dhe të cilat mund të jenë shenjë e pranisë së jetës në sipërfaqe.
Tani, ekipet tjera të astronomëve do të përqendrohen në vëzhgime të tjera të planetit, përfshirë edhe matjet e rrezatimit dhe vëzhgimin në sferën infra të kuqe për të tentuar të mësojnë më shumë rreth këtij planeti.
Edhe pse gjatë dy dekadave të kaluara u detektuan mijëra ekzoplanete, vetëm disa prej tyre kanë përmbajtje dhe distancë nga dielli, që të mund të jenë nikoqir të jetës. NASA, përmes James Webb teleskopit e ka vendosur zbulimi e planetëve që mund të mbajnë jetë si njërin prej prioriteteve të saj për dekadën e ardhshme.