Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të nobelistit shqiptaro-amerikan, Ferid Muradi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur sot një minutë heshtje në nderim të nobelistit shqiptaro-amerikan Ferid Muradi, i cili vdiq ditë më parë.

Nderimi për Muradin ishte iniciativë e deputetit të LVV-së, Jahja Kokaj, transmeton Zeri.info.

Në fillim të viteve ’70 Ferid Muradi filloi kërkimet mbi rolin e oksidit nitrik në sistemin kardiovaskular dhe zbuloi se ai luan një rol thelbësor në relaksimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Medikamenti u patentua në vitin 1996, u aprovua për përdorim për çrregullime erektive nga Administrata për Ushqim dhe Medikamente më 27 mars të vitit 1998, duke u bërë pilula e parë që do të trajtonte çrregullimin erektiv në SHBA dhe u ofrua për shitje menjëherë gjatë vitit të njëjtë.

Ky zbulim çoi në zhvillimin e ilaçeve të reja për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare, dhe i siguroi atij çmimin Nobel në vitin 1998. /Zëri