Haradinaj deputetëve: Kurti në rrugë të gabuar, prandaj duhet ta shkarkojmë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur fjalimin e tij me temën e dialogut, për çka u shpreh se edhe ky proces, por edhe Qeveria janë në rrugë të gabuar dhe se po i shkaktojnë dëme të mëdha Kosovës.

Ai ka thënë se deputetët e kanë obligim që nëse e shohin një qeveri që udhëheq në mënyrë të gabuar, duhet ta largojë nga pozita që ka, raporton Zeri.info.

“Nëse dikush prej nesh ende beson se Kurti dhe Qeveria e tij e nxjerr Kosovën nga rruga e gabuar, atëherë jam i bindur se do të dalë gabim. Nuk besoj se ne duhet të presim që ai që e ka sjellë Kosovën në pozitën e të sanksionuarit mund ta nxjerrë nga kjo situatë”, u shpreh ai.

Haradinaj u kërkoi deputetëve të reflektojnë në lidhje me punën e Kurtit dhe që ta votojnë mocionin për shkarkimin e kësaj qeverie.

Kreu i AAK-së ka thënë se duhet të votohet mocioni për mosbesim ndaj Qeverisë, sepse sipas tij në këtë mënyrë japin përgjegjësi nga gabimet që i bën ai. /Zëri