Kuvendi mban një minutë heshtje për viktimat në Marok dhe Libi

Sesioni vjeshtor i Kuvendit nisi me një minutë heshtje për viktimat e përmbytjeve në Libi dhe tërmetit në Marok.

Nga këto humbën jetën mijëra njerëz e në lidhje me këtë kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se në konsultim me grupet parlamentare është marrë ky vendim, raporton Zeri.info.

“Në konsultim me grupet parlamentare, vendosëm ta mbajmë një minutë heshtje për humbjen e jetëve të gjithë këtyre personave nga këto katastrofa”, u shpreh Konjufca.