Vuçiqi pas takimit Borrellin e Lajçakun: Filluan bisedimet e vështira në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrellin dhe të dërguarin special të BE-së Mirosllav Lajçakun.

Së pari, dy diplomatët evropianë kanë takuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin, nga ora 9:00, raporton Klankosova.tv.

“Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”, shkroi Vuçiqi në rrjetin social Instagram.

Tani dyshja evropiane janë në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vuëië (@buducnostsrbijeav)