Raportohet për bastisje në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së

Sot, qysh nga orët e hershme të mëngjesit, njësitet e Policisë së EULEX-it janë duke bastisur një shtëpi banimi në “Kodër të Trimave” në Prishtinë.

Sipas Paparacit, shtëpia është e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Behar Berisha, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Salih Mustafës – Calit, që aktualisht gjendet në burgun e Hagës, duke pritur zgjidhjen përkitazi me apelin e tij kundër aktgjykimit të shkallës së parë.

Burimet, siç raporton Paparaci, gjithashtu pretendojnë se supozohet që do të ketë edhe arrestime.