Operacion i madh antidrogë në Shqipëri, dhjetëra të arrestuar

Një megaoperacion antidrogë është duke zhvilluar në Shqipëri dhe deri më tani, sipas burimeve të Euronews Albania, janë arrestuar dhjetëra persona.

Mësohet se arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.

Për ekzekutimin e vendimeve që janë dhënë për qindra persona, po marrin pjesë RENEA, FNSH-ja dhe qindra punonjës policie.

Po ashtu është thënë se janë sekuestruar në Tiranë afro tre kilogramë kokainë e 15 kilogramë kanabis aktualisht.

Ndërkohë në Korçë është raportuar për 18 të arrestuar.