Sot në Bruksel takohen Kurti e Vuçiqi

Sot në Bruksel pritet të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në kuadër të procesit të dialogut mes të dyja vendeve.

Fillimisht ata do të zhvillojnë takime individuale me kryediplomatin e BE-së, Joseph Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Zeri.info.

Pas këtyre takimeve individuale do të zhvillohet takimi i përbashkët dhe pas kësaj pritet që Borrelli të deklarohet për media.

Ky takim është i pari pas përshkallëzimit të situatës në veri të vendit. /Zëri