Përleshje ndërmjet ish-kryeministrit dhe ish-ministrit sllovak – nuk munguan as grushtet, ndërhyri policia

Ish-kryeministri sllovak Igor Matoviq dhe ish-ministri i Brendshëm, Robert Kalinak janë përleshur të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, dy politikanët e shquar sllovak u përleshën në një ngjarje parazgjedhore.

Ish-kryeministri Igor Matoviq u përpoq të prishë sot ngjarjen e partisë opozitare Smer-SD, pas së cilës u përlesh me ish-ministrin e Brendshëm, Robert Kalinak.

Madje, në këtë rast thuhet se është dashur të ndërhyjë edhe policia.

Siç bëhet e ditur më tej, Matoviq ka shkuar me veturën e tij në vendin e ngjarjes ku po zhvillohej një konferencë për shtyp e socialdemokratëve, të cilët sipas sondazheve ishin në avantazh.

Nëpërmjet altoparlantit, Matoviq ofendoi politikanët e opozitës dhe i fajësoi ata për ardhjen e shumë emigrantëve kur miratuan legjislacionin në këtë fushë në vitin 2018.