Zyrtare: Herolind Shala rikthehet tek Erzurumspori

Herolind Shala është rikthyer në futbollin turk.

Ai është bërë me skuadër të re turke, Erzurumspor. Mesfushori kosovar qëndroi për dy vjet te skuadra turke Erzurumspor, por që u largua në qershor të këtij viti.

Përkundër se ishte në bisedime me disa klube të tjera, ai nuk arriti marrëveshje dhe ka vendosur të rikthehet sërish tek Eruzurumi.

Lajmi e bëri të ditur vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare “Twitter”.

“Mirë se erdhe sërish në Erzurumspor, Herolind Shala!”, thuhet në postimin e klubit. Shala ka nënshkruar kontratë njëvjeçare. /Zeri.info