Qeveria ndan 500 mijë euro për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit

Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro për Turqinë.

Këto mjete financiare janë ndarë për të mbështetur financiarisht familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi, i cili ndodhi muaj më parë, transmeton Zeri.info.

Propozimi i bërë në mbledhjen e sotme nga ministri i Financave, Hekuran Murati, është mbështetur nga kabineti qeveritar. /Zëri