Ndeshjet e para të Beqirit si delegat në kupa evropiane

Eshref Beqiri në fundjavë ishte delegat i EHF-së në ndeshjet mes Beshiktashit dhe Donbasit ukrainas. Ndeshjet u zhvilluan në Stamboll, ndërsa i takuan raundit të parë të Kupës Evropiane. Tutje avancoi Beshiktashi.

Për Eshref Beqirin ishin ndeshjet e para të kupave evropiane si delegat i EHF-së. Ai më herët ishte gjyqtar i EHF-së dhe ka gjykuar shumë ndeshje të kupave evropiane. /Zeri.info