Rohde për ndalimin e Radomiroviqit në Serbi: Dyshime për ngacmim politik

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka shprehur shqetësimin pas arrestimit të drejtorit të Administratës së Leposaviqit, Nikolla Radomiroviq.

“Po i përcjell nga afër raportet shqetësuese për ndalimin e drejtorit të Administratës së Leposaviqit në Serbi”, shkroi Rohde.

“Nuk është hera e parë në këta muajt e fundit që ndalimi në pikën kufitare ngre dyshimet për ngacmim politik”.

“Pres të vijë sa më shpejt në konsideratë apelimi zyrtar”.