Policia ndalon një veturë në Leposaviq, kishte hyrë ilegalisht në Kosovë

Një veturë me targa të Serbisë dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Kosovë.

Policia ka njoftuar se të martën në Leposaviq ka ndaluar veturën me targa të Serbisë, që gjatë legjitimimit rezulton se ka hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale.

“Në konsultim me prokurorin, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri