Muriqi i zhgënjyer: Pritja e penalltisë s’na solli pikë
Portieri i Kosovës, Aro Muriq priti një penallti, shpëtoi disa raste të tjera, por nuk ia doli të mbante të paprekur portën në duelin me Rumaninë.
Ndeshja që u ndërpre për 45 minuta u mbyll me fitoren e rumunëve me reuzltat 2-0.
Muric foli pas ndeshjes për emisionin “Dardanët”, duke thënë se është i zhgënjyer edhe pse e priti penalltinë.
“Ishte e vështirë për ne, nuk e merituam këtë. Nuk jemi të lumtur. Nuk duhej ta lejonim të ndodhtë kështu, duhet të bënim më mirë”.
“Penalltia? Nuk u dorëzuam asnjë moment, luftuam deri në fund. Ishte një pritje e mirë, por do të ishte bukur nëse do të merrnim pikë”.
“Jemi të zhgënjyer, nuk bëmë diferencën me atë pritje”, u shpreh “gardiani” i Kosovës.