Kusari-Lila: Audioincizimi është ilegal dhe i manipuluar

Lidhur me incizimin, kryetarja e GP të LVV-së, Kusari-Lila tha se është ilegal dhe i manipuluar.

“Incizimi është i manipuluar dhe ilegal, për arsye se pot ë lëshohej në tërësi dhe përveç faktit që kishte të bënte me agjendën legjislative, mbahet takimi vetëm në Kuvendin e Kosovës, pra nuk ka pasur bisedime jashtë hapësirave të Kuvendit, në marrëveshje të fshehta ose për përfitime individuale, çdo gjë ka të bëjë rreth votimit,si dhe e fundit, që është ndalur nga ai inçizim, është momenti kur ndërpritet çdo komunikim me Sllavko Simiqin”, sqaroi Kusari-Lila, ndërsa shtoi se arsye e kësaj bisede ishte tentimi në kthimin në votim në, siç tha ajo, diçka që është bazike, në votimin e ligjeve të rëndësisë vitale, të cilën nuk e kanë pranuar.

Lidhur me këtë çështje, Kusari-Lila bëri të ditur se ka bërë padi penale dhe ende nuk ka marrë përgjigje nga Prokuroria.

Ndërkaq, lidhur me pretendimet se ajo ka biseduar me Radojçiqin së paku tri herë, Kusari-Lila e mohoi kategorikisht, teksa mohoi se një veprim i tillë i saj përbën një vepër penale, përderisa sqaroi se incizimin e ka bërë Sllavko Simiq. /rtk