Rinis ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës

Pas ndërprerjes prej gati njëorëshe, ka rifilluar ndeshja Rumani-Kosovë.

Pas ngrohjes prej disa minutave të lojtarëve, tashmë ka rinisur sërish ndeshja, dueli mes Rumanisë dhe Kosovës vazhdoi nga ata minuta ku ishte ndërprerë.

Theksojmë se kjo ndeshje ishte ndërprerë për shkak të thirrjeve nacionaliste të tifozëve rumunë kundër Kosovës, madje ata kishin shfaqur një banderolë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. /Zëri