Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit që ndihmoi në vrasjen e 34-vjeçarit në Podujevë

Podujeva të hënën u trondit nga vrasja e rëndë që ndodhi në pikë të ditës, në rrugën “Zahir Pajaziti” ku u vra një 34-vjeçar V.B, dhe mbeti e plagosur gruaja e tij.

Lidhur me rastin është ndaluar  i dyshuari A.S, i cili ndihmoi në kryerjen e veprës ku ndaj tij është kërkuar edhe masa e paraburgimit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

“Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, për veprën penale “Vrasja e rëndë” (ne bashkekryerje)”, tha Ulaj.

Ndërkaq personi i cili dyshohet se kreu vrasjen, është ende në arrati.