Brenda banesës së familjes Fazliu, pas bastisjes nga EULEX-i [foto]

Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës kanë realizuar sot një bastisje në banesën e familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu.

Bastisja ka nisur në orët e mëngjesit, ndërsa avokati i familjes Fazliu tha se nuk është sekuestruar asgjë, ndërsa e ka cilësuar si të kotë bastisjen.

“Dhomat e Specializuara kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e heronjve kombëtarë, Fahri e Bahri Fazliu dhe me këtë rast janë munduar, kinse të sekuestrojnë prova, të cilat atyre u nevojiten, mirëpo ata nuk kanë sekuestruar asnjë provë të vetme dhe se ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohe”, deklaroi avokati. /express