Mbi 2000 të vdekur dhe 9000 të zhdukur nga vërshimet në Libi

Një stuhi e fuqishme ka lënë mijëra të vdekur në Libi.

Zëdhënësi i Gjysmëhënës së Kuqe të Libisë, Taqfiq Shukri, thotë se janë konfirmuar 2084 persona të vdekur dhe 9000 të tjerë të zhdukur, raporton Al Jazeera, transmeton Zeri.info.

Shukri tha se si pasojë e kësaj katastrofe natyrore, 20000 persona janë zhvendosur.

Administrata lindore e Libisë, me qendër në Bengazi, në vlerësimet fillestare thotë se 3000 persona kanë vdekur. /Zëri