Përfundon bastisja nga EULEX-i në banesën e familjes së heronjve Bahri e Fahri Fazliu

Ka përfunduar bastisja e Policisë së EULEX-it në banesën e familjes së heronjve, Bahri e Fahri Fazliu.

Bastisja kishte nisur nga orët e mëngjesit, ndërsa u bë me urdhër të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, raporton Zeri.info.

Avokati i familjes Fazliu, Artan Qerkini, ka thënë para mediave se nuk i di arsyet e sakta të bastisjes, veçse zyrtarë nga Prokuroria i kanë thënë se lidhet me nevojat e procedurave të rasteve që janë në procedurë.

Sipas Qerkinit, nga bastisja janë konfiskuar disa dokumente, të cilat kanë qenë publike dhe për të cilat s’ka qenë e nevojshme bastisja fare. /Zëri