Bastisja e banesës së familjarëve të heronjve Fahri e Bahri Fazliu nga Specialja, reagon Klinaku

Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë janë duke kryer bastisje në Prishtinë.

Bastisja po kryhet në banesën e familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu, në “Bregun e Diellit” në Prishtinë nga policia e EULEX-it.

Në lidhje me këtë ka reaguar Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, i cili i ka cilësuar si të poshtër Zyrën e Prokurorit të Specializuar, transmeton Zeri.info.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë. P.S ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz”, shkroi Klinaku në reagimin e tij.

Ndryshe, Fahri Fazliu më 2 nëntor të vitit 1989, bashkë me Afrim Zhitinë, kanë rënë heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. /Zëri