Gjykata Speciale e Hagës bastis banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu

Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë janë duke kryer bastisje në Prishtinë.

Bastisja ka nisur në orët e mëngjesit në banesën e familjarëve të dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu në “Kodrën e Diellit”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i familjes, Artan Qerkini.

Ndryshe, Fahri Fazliu më 2 nëntor të vitit 1989, bashkë me Afrim Zhitinë, kanë rënë heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Ndërsa vëllai i tij, Bahri Fazliu, ka rënë heroikisht më 7 maj të vitit 1998, në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi.