Aro Muriq, i gatshëm për lojën e sotme të Kosovës

Aro Muriqi do të jetë në portën e Kombëtares së Kosovës.

Muriqi nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e fundit të Dardanëve në Bukuresht, për shkak të gripit dhe jo të ndonjë lëndimi të mundshëm.

Siç raporton gazetari Arlind Sadiku, Muriqi do të jetë i gatshëm për lojë sonte.

Përndryshe, Kosova do të ballafaqohet me Rumaninë në Bukuresht, me fillim në orën 20:45.

Dardanët pas barazimit emocionues me Zvicrën do të synojnë të nxjerrin një rezultat pozitiv edhe ndaj rumunëve.