Mbi 16 mijë familje aplikuan deri tani për subvencionim faturash të energjisë elektrike

Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar sot se mbi 16 mijë familje kanë aplikuar deri tani për subvencionim të faturave të energjisë elektrike.

Murati ka inkurajuar të aplikojnë të gjitha familjet që kanë të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar.

“Në veçanti, inkurajohen të aplikojnë familjet që kanë anëtarë me aftësi të kufizuara, që janë prindër vetushqyes ose që janë pensionistë, të cilët jetojnë vetëm e pa përkujdesje”, shkroi Murati.

Aplikimi do të jetë i hapur deri në fund të muajit shtator dhe mund të bëhet online në formularin: https://see.rks-gov.net. /Zëri