Kimi arrin në Rusi për bisedime të dyshuara me Putinin për armët

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka arritur në Rusi.

Kimi u largua nga treni i tij në stacionin kufitar të Khasan për të takuar përfaqësuesit rusë të martën në mëngjes, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim të paidentifikuar.

Ajo që dihet deri tani, është se Kimi është pritur me një lloj ceremonie në stacionin kufitar, transmeton Zeri.info.

Destinacioni i tij është qyteti port i Vladivostok, ku presidenti rus Vladimir Putin mbërriti dje për një forum ekonomik.

Kohët e fundit është raportuar se Rusia do të blejë armë nga shteti komunist. /Zëri