Iseni: Serbia po mundohet me çdo kusht ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës

Specialisti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Bashkim Iseni, i ka komentuar deklaratat ish-ministrit gjerman për Evropën, Michael Roth, gjatë takimeve të tij me udhëheqësit e shtetit të Kosovës.

Iseni tha në Edicionin Special në Klan Kosova se Rothi e ka demaskuar qasjen e shtetit serb ndaj Kosovës.

“Serbia e humbi betejën por ende konsideron se nuk e ka humbur betejën në Kosovë dhe mundohet që me çdo strategji ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës, ose për të kontrolluar territore që i kanë synuar historikisht”, tha Iseni në Klan Kosova.

Ai iu bëri thirrje klasës politike në Kosovë që të bashkohen për temat të cilat janë në interes nacional.