Ndalohet një autobus në Vërmicë, iu gjetën mallra të kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë kontrolleve rutinore ka ndaluar një autobus që operonte në linjën Tiranë-Prishtinë, ku ka gjetur sasi të konsiderueshme të mallit të padeklaruar.

Në këtë autobus është identifikuar një sasi e konsiderueshme e auto-pjesëve dhe instrumentave tabelorë që sipas Doganës kapin vlerën e gjashtë mijë eurove, raporton Zeri.info.

“Të gjitha këto mallra ishin të pa dokumentuara dhe të padeklaruara në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës. Mallrat e padeklaruar dhe pa dokumentacion janë sekuestruar menjëherë”, thuhet në komunikatë.

Ndër tjera bëhet e ditur se kanë nisur procedurat kudnërvajtëse kundër subjektit të përfshirë në këtë situatë. /Zëri