Rothi në Qeveri, takohet me kryeministrin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Gjerman, Michael Roth.
Takimi është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë dhe mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në oborrin e ekzekutivit.
Gjatë ditës Rothi është takuar me deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, përderisa ka paralajmëruar se do të takohet edhe me kreun e Kuvendit Glauk Konjufca dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.