Gjobitet gjilanasi, voziti 105 km/h në zonën 50/km

Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” ka vendosur një pikë kontrolli në Bresalc të Gjilanit, ku më pas është identifikuar një shofer, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h, voziti me shpejtësinë njëqindepesë (105) km/h, raporton Zeri.info.

PK-ja njofton se të njëjtit i është shqiptuar gjoba prej 300 eurove dhe masë e ndalimit të vozitjes për tre muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë thirrje shoferëve t’i respektojnë normat në trafik.

Po ashtu ata inkurajojnë mediat e qytetarët që të gjitha kundërvajtjet në trafik t’i raportojnë në Polici. /Zëri