Tahiri për takimin e 14 shtatorit: Kosova s’do të ketë avantazh shkaku i masave të BE-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Abelard Tahiri, tha se në takimin e 14 shtatorit Kosova nuk do të ketë avantazh për shkak të masave të vendosura nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, raporton Ekonomia Online.

Duke folur për takimin e kreut të Qeverisë, Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ai shtoi se në këtë proces Serbia është në avantazh.

Madje, sipas tij, Kurti në dialog është treguar shumë jotransparent dhe se si opozitë po angazhohen për rrëzimin e Qeverisë.

“Përderisa jemi të sanksionuar kemi disa masa të vendosura nga BE e ShBA nuk mund të flasim për avantazhin e Kosovës. Nuk shkon Serbia e sanksionuar, por Kosova shkon e sanksionuar, ky është një dëm që Qeveria i ka shkaktuar Kosovës”.

“Kurti në këtë proces e karakterizon një mos transparencë. Kosova vazhdoi rrugëtimin e saj të izoluar fatkeqësisht dhe në e kemi angazhimin që të ja shkurtojmë jetën kësaj qeverie”.

“Efekti si rezultat i këtyre masave do ta shohim në vitet në vijim. Pasojat ne do t’i vuajmë edhe në vitet e ardhshme”, tha ai.