Të enjten seancë e jashtëzakonshme për tekstet shkollore, shtyhet interpelanca e Kurtit për Berishajn

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se të enjten Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për tekstet shkollore.

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë shtoi se me fillim prej orës 10:00 do të mbahet seancë e rregullt. Përderisa interpelanca e kryeministrit Kurtit për rastin e ambasadorit Martin Berishaj është shtyrë për afat të pacaktuar.

Kur foli për mbarëvajtjen e sesionit vjeshtor, ajo tha se pret që opozita të angazhohet maksimalisht.

“Në orën 10:00 do të kemi seancë të rregullt. Më 14 shtator mbahet seanca e radhës, në orën 14:00. Në këtë seancë do të diskutohet për situatën me libra”.

“Interpelanca për ambasadorin Martin Berisha është shtyrë për një kohë tjetër, në koordinim me Zyrën e Kryeministrit dhe deputetët e PDK-së”.

“Presim një sesion të mbarë vjeshtor. Natyrisht që opozita ka format e saj, por ne presim angazhim maksimal”. /EO