Osmani nga Samiti i Bërdo Brijunit: Kosova vazhdon të kontribuojë për të ardhmen e Ballkanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Maqedoninë e Veriut për Samitin e Bërdo Brijunit.

Ajo do të mbajë një fjalim në këtë tryezë që ka mbledhur liderët ballkanikë, raporton Zeri.info.

Osmani ka thënë se Kosova po vazhdon të luajë një rol për të kontribuar në të ardhmen e Ballkanit.

“Kosova vazhdon të luajë një rol aktiv për të kontribuar në të ardhmen e rajonit tonë dhe është e përkushtuar në rrugën tonë euroatlantike”, shkroi ajo në platformën “X”.

Ajo po ashtu është shprehur mirënjohëse për pritjen e ngrohtë që i është bërë në Shkup. /Zëri