Ministri izraelit i turizmit viziton Kosovën për forcimin e marrëdhënieve

Ministri izraelit i Turizmit, Haim Katz, do të vijë për një vizitë dyditore në Kosovë, me ftesë të Qeverisë së vendit.

Ai do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe ministrat e ekonomisë dhe të unëve të jashtme. Katzi do të bëhet ministri i parë i lartë izraelit që do të bëjë një vizitë zyrtare në Kosovë, raporton i24news.

“Iniciativa kryesore në bazë të vizitës është nënshkrimi i një marrëveshjeje turistike dhe forcimi i marrëdhënieve dhe partneritetit mes vendeve”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

“Ministri i Turizmit Haim Katz do të ofrojë ndihmë izraelite për zhvillimin ekonomik dhe turistik që Kosova kërkon të promovojë”, thuhet tutje në deklaratë.

Kosova u bë vendi i parë evropian dhe me shumicë myslimane që hapi një ambasadë në Jerusalem në vitin 2021. Qershorin e kaluar, ajo miratoi përkufizimin e antisemitizmit të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit. /rtk