Arrestohet një person, dyshohet se kontrabandoi migrantë

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arritur të arrestojë një person me inicialet A.K.

Ai është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Kontrabandim me migrantë” dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri