Në nderim të viktimave të 11 shtatorit, ulet në gjysmështizë flamuri amerikan në Prishtinë

Më 11 shtator 2001, në orët e hershme të mëngjesit, disa persona të lidhur me grupin terrorist Al-Qaida sulmuan Kullat Binjake në New York të SHBA-së.

Kosova si një ndër vendet mike të SHBA-së ka organizuar një sërë aktivitetesh në nderim të viktimave të kësaj tragjedie, pasi edhe tre shqiptarë ishin në mesin e tyre, raporton Zeri.info.

Grada e Nderit të Policisë së Kosovës ka ulur në gjysmështizë flamurin amerikan te shtatorja e ish-presidentit Bill Clinton.

Përveç kësaj, zjarrfikësit kanë ndezur sinjalizimet, me qëllim të respektimit dhe nderimit të viktimave të këtij sulmi terrorist.

Në mëngjes zjarrfikësit kanë pastruar edhe shtatoren e ish-presidentit Clinton e pas kësaj shumë nga krerët e politikës kanë bërë homazhe në nderim të viktimave. /Zëri