Kurti, Gërvalla dhe Grunderi bëjnë homazhe te pllaka përkujtimore “Kosova Kujton”

Në 22-vjetorin e sulmit terrorist në kullat binjake të SHBA-së, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë homazhe në pllakën përkujtimore “Kosova Kujton” në nderim të viktimave të kësaj ngjarjeje.

Kurti gjatë homazheve ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe zëvendësambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Alsyson Grunder, raporton Zeri.info.

Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani. /Zëri