Osmani mysafirja e parë që pritet nga Pendarovski, para nisjes së takimeve me liderët ballkanikë

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Penarovski, ka pritur në takim presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, para takimit me liderët ballkanikë në kuadër të Samitit të Bërdo Brijunit.

Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, Osmani do ta mbajë fjalim, ndërkaq më pas do të zhvillojë takime bilaterale me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse.

Takimi i Bërdo Brijunit është ngjarje vjetore multilaterale, në të cilën takohen presidentët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe të Sllovenisë dhe Kroacisë, ku fokusi kryesor është në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e rajonit në BE.

Ky proces është një nismë rajonale e bashkëthemeluar nga presidentët, slloven dhe kroat, në vitin 2010. /teve1