Sfidat e shkollës “Mihal Grameno”, nxënësit në hall me ndarjen në objekte

Objekti i gjimnazit “Hivzi Sylejmani” në Fushë-Kosovë po shfrytëzohet nga nxënësit e shkollës fillore “Mihal Grameno” të po së njëjtës komunë.

Kjo pasi objekti i kësaj të fundit nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë nxënësit.

Megjithëse ndarja e ka lehtësuar punën e mësimdhënësve, nxënësit që po detyrohen të shkojnë në objektin e gjimnazit, po hasin në vështirësi, gjithashtu problem tjetër për këta nxënës është edhe orari mësimor.

Ismet Gashi, drejtor i shkollës “Mihal Grameno”, thotë se është i detyruar t’i shfrytëzojë këto mundësi që i janë ofruar, ndonëse sipas tij nuk janë zgjidhje të duhura.

Ndërkaq, nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Fushë-Kosovës tregojnë pse ndodhen në këtë situatë.

Shkolla fillore “Mihal Grameno” numëron rreth tre mijë nxënës.